Nga Denata Toce
Syte tregojne vleren e shpirtit te njeriut. I keni pare femijet se sa te vertete jane ne veshtrimin e tyre? I keni lexuar rrjeshtat midis shikimit naiv, gati te “friksuar”, per boten qe i pershfaqet cdo dite?
E keni vene re se sa emocionale, ekspresive jane syte e tyre, gjate momenteve kur mahniten nga dicka qe i terheq, qe e duan me gjithe zemer, pa kushte, qe mezi e kishin pritur, qe e admirojne deri ne mohim te vetvetes se akoma nuk e dine se sa vlen jeta e tyre?Nuk dine ende se cfare eshte jeta apo vdekja, ata thjesht duan me gjithe shpirt dhe me gjithe zemer. Tek ata sy ju do te shikoni dashurine e femijeve ndersa veshtrojne nenen e tyre. Tek ata sy do te shikoni se sa shume dashuri kane per te dhene per mesueset/it, edukatoret dhe kujdestaret e tyre.
Jeta e femijeve eshte kaq e brishte pasi eshte e varur nga kjo bote dashurie, nga njerezit qe i rrisin dhe i edukojne. Per te gjithe ato gra, nena, mesues, edukatore apo kujdestare, qofshi te bekuar dhe jetegjate per te gjithe kontributin qe keni dhene dhe jepni per femijet, jeta e te cileve eshte e shtrenjte, e cmuar dhe ne doren tuaj, ne ndergjegjen tone…
Dhe nese e beni me gjithe zemer dhe me gjithe shpirt, me pasionin dhe zellin per rritje dhe edukim, do te thote se keni arritur te lexoni syte e tyre, dhe e keni kuptuar se ata jane unik, qenia me e bukur qe Zoti i dhuroje njerezimit… Gezuar Festat!