Nga Alternativa Civile
Në vitinm 2017 Edi Rama kryeministër, dhe ministri i tij për industrinë, Damian Gjiknuri, i siguruan naftëtarët që protestonin se ata do ti marrin pagat e prapambetura që kishte marrë me vete mashtruesi i radhës që kishte blëre uzinën e Ballshit.
Ministri tha se, “edhe pse është një marrëveshje punëtorë- kompani, ne do ta zhgjidhim, sepse ndaj është qeveria”. Një tjetër blerës erdhi tek Armo, por sërish naftëtarët nuk i morën pagat.
Tani punëtorët janë sërish në greve, dhe Rama tani thotë se kjo nuk është punë e qeverisë, pasi është një marrëdhënie mes punëtorëve dhe kompanisë private.
Dhe radha për të shkuar tek grevistët është e Bashës. Edhe ai u premtoi se, kur të vijë në pushtet, ata do të marrin pagat.
Blerësit e uzinës nuk kanë qenë njerëz anonimë, ata kanë qenë bash bizmenë shumë të afërt me qeverite, njëri i PD-së dhe tjetri i PS-së, dhe këtu s’ka nevojë për investigim, pasi dihen publikisht. Uzina tani ka falimentuar serish. Pronarët e mbyllën duke i lënë qindra miliona euro borxhe shtetit dhe punëtorëve.
Por premtimet nuk duhet të jenë për pagat e punëtorëve, pasi kjo është e paimagjinusheshme. Marrja e pagës nuk duhet të diskutohet. Shperblimi për djersën e punëtorëve, nuk duhet të diskutohet. Ajo që duhet premtuar dhe bërë është kthimi i naftës, i pasurisë së nëntokës shqiptare, popullit shqiptar.
Privatizimet i dhanë të gjithë provat se ishin një dështim i kobshëm për konominë kombëtare. Shteti duhet ta marrë në dorë sërish këtë pasuri strategjike, për ti dhënë fund shfrytëzimit të saj, pa asnjë përfitim për shtetin dhe qytetarët shqiptarë.