Home KRYESORE Inceneratorët/ Basha: Arben Kraja të dalë sot të tregojë ku janë hetimet

Inceneratorët/ Basha: Arben Kraja të dalë sot të tregojë ku janë hetimet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është drejtuar me thirrje të drejtpërdrejtë kreut të SPAK, Arben Kraja, që të dalë e të tregojë se në çfarë faze janë hetimet për kontratat e inceneratorëve.

Ai akuzoi qeverinë se ka kryer vjedhjen e shekullit me këto kontratat e inceneratorëve dhe shtroi pyetjen se çfarë e detyroi atë të merrte sipas tij 17 vendime brenda dite për dhënien e konçesioneve.

Ajo e incineratorëve mund të quhet vjedhja e shekullit. Dhjetëra milionë euro të shqiptarëve u janë dhënë një personi që ka krijuar kompani “offshore”. Në rastin e Tiranës kompania është regjistruar një ditë përpara se të merrte kontratën. Në rastin e Fierit është regjistruar bashkë me një kompani italiane me përvojë dhe pasi mori tenderin ja ka blerë kompanisë italiane për 200 mijë lekë të vjetra. As në Fier e as në Tiranë nuk ekziston inceneratori ndërsa në Elbasan ende nuk e kanë marrë në dorë autoritetet lokale. Qeveria është mbledhur dhe ka dhënë 17 vendime brenda ditës dhe ka disbursuar 14 milionë euro pa bërë asnjë punë. Sa herë është mbledhur qeveria për t’i dhënë 14 milionë euro qytetarëve? Çfarë e ka detyruar Edi Ramën ta bëjë këtë? Çfarë e lidh me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.”, tha Basha.

Kreu i PD-së i bëri sërish thirrje SPAK-ut që “të bëjë detyrën dhe të tregojë se është në anën e duhur”.

SPAK të hetojë dhe të zbulojë se kush qëndron pas inceneratorëve dhe ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve. Përsëris Arben Kraja të dalë dhe të flasë publikisht për aferën e inceneratorëve, është e pafalshme që gazetarë kurajoz kanë bërë transparencëdhe SPAK të heshtë siç hesht Rama, Arben Ahmetaj dhe Veliaj, Mirel Mërtiri, kjo ju vendos në anën e gabuar, i kërkoj sot të bëjë detyrën, të dalë dhe të tregojë në çfarë stadi janë hetime, prokurorët e ngarkuar, plani, kur do të pyeten Rama, Ahmetaj që brenda një dite morën 17 vendime, kush qëndron pas këtyre inceneratorëve, pse kanë marrë 75 mln euro, kur Ministria e Financave thotë se nuk është i investuar as 12%, ku kanë shkuar paratë”, theksoi Basha./ Opinion.al

Share: