Monika Kryemadhi nuk ka dilema.
Në zgjedhjet e 25 prillit, Lëvizja Socialiste për Integrim do garojë me logon e saj. Opozita e bashkuar duket se po shkon drejt skenarit të grupimit në dy lista, ndërsa nuk ka ende një vendimmarrje finale për shpërndarjen e aleatëve.
A jeni e gatshme të përfshini në lista aleatë të vegjël? Nëse po, kush janë ato?
“Simboli i LSI-së nuk ikën nga fleta e votimit. Sot LSI është realitet, por është edhe një parti e majtë dhe është e panegociueshme logoja. Pastaj do ta diskutojmë me PD, me partitë opozita, përfshirja dhe strategjitë, kjo është një fazë e dytë”, u shpreh Kryemadhi.
Marrëdhënien mes Ilir Metën dhe Edi Ramës ndër vite , Monika Kryemadhi e ka përë në të gjitha format e saj. Në përplasjen e fundit ajo sheh përpjekjen e njërës palë për pazar.
“Sulmet që Rama i bën Metës i shoh si një ftesë për të hyrë dhe bërë pazar për të shpëtuar kokën e tij, por këtu duhen shpëtuar shqiptarët”.
Monika Kryemadhi distancohet nga thirrjet e aleatit republikan drejtuar Presidentit për shpërndarje të Parlamentit.
Top Channel