Nga Enriko Ceko
Sot është dita e tetë e pjesmarrjes time në Maratonën nderkombtare të poezisë ku duhet të botoj çdo ditë nga një poezi të shoqëruar me foton time dhe të ftoj të tjerë poet tē bashkohen në zinxhirin e poezive #poetMeNotLeave. Poezit do të përkthehen në Anglisht do të jenë në Almanak në gjuhën Ruse. Unê jam i nominuar nga poeti Orgest Shehu që e falenderoj. Uroj gjithë poetet pjesmarrês
Unë po nominoj Poeten Anissa Hysesani
Poezia ime e tetë, 21 Tetor 2020
GJENERALI I USHTRISË SË KARKALECAVE
Karkalec’t rrin’ n’tuf, n’ tuf’ ata shumohen
Në tufë sulmojnë arat, në tufë bashkë ngrohen
Ata m’syjn’ bashk’, ték janë të mbaruar
Askush nuk i ka parë, të gjallë dhe të vetmuar
Bashkë sulmojnë buxhetin, bashkë sulmojnë bujqësinë
Bashkë sulmojnë kulturën, bashkë dhe shëndetsinë
Në krye gjenerali, me kollaro lidhur
Me çitjane t’bardha, ushkurin e zgjidhur
E ka lënë mendja, nuk di ç’urdhëra t’ jap’
Nga dora i ka dal’ gjendja, kërkon të zgjidhet prap’
Po si nuk e kuptove, ata që t’rrin pranë
Sapo t’ bish nga fiku, mezi presin t’ hanë
Ata që të bëjnë fresk, ata që të përkundin
Ata që i ke pranë, të përgatisin fundin
Të mbajtën në krye, sa vodhën paratë
Dhe tashti në fund, s’të lanë gjë në pjatë
Nuk është për timonin, nuk është për tepsinë
Për t’u majmur vetë, prapa teje rrinë
Nëse s’je në krye, qyrret nuk t’i hedhin
Tjetër kryesi, për dy dit’e zgjedhin
Kështu e ka zanati, kështu jan’ karkalecat
Edhe gjeneralin, e hanë bashk’ me specat
Shkatërruat buxhetin dhe ekonominë
Shkatërruat shtetin, gjithë Shqipërinë
Si në qeveri, dhe në t’ fshatit zyrë
Për çdo ditë të vitit, shikon një fytyrë
Është karkaleci, që nga xhepat t’shikon
I mjeri qytetar, që për hall u shkon
Tufa, tufa, tufa, karkalecë plot
Zyrat e pushtetit i shikon kah mot
E hëngrën paranë, e vodhën thesarin
Tani që s’ka më dhjamë, do hanë fshatarin
E bënë hi financën, siç digjen mullarët
Tani që mbaroi qyli, do hanë qytetarët
Qindetetëdhjetëmijë, rrogëtarë shteti
Kujtojnë se përjetë është për ta pushteti
Kaq të pafytyrë, turp pak si nuk keni
Shumë patetikë, zili s’ ju ka as qeni
Tufa karkalecë, që s’dinë të punojnë
Gropën e pushtetit si kala e mbrojnë
Tufa karkalecë, që s’din’ ç’ësht’ detyra
Kujtojnë se tërë jeta është vula dhe zyra
Po shpejt po vjen koha, që t’mblidhet mileti
Do pastrohet toka, fshati dhe qyteti
Do të hapen gropa, do të ndien zjarre
Me kazma e lopata do të hapen varre
Në tufë karkalecët, në gropë do përfundojnë
E bashkë me ta, në krye, gjeneralët shkojnë
E përmbi të gjithë, kryegjenerali
Që nuk e kupton se ka rënë nga kali
I fishkur, i lodhur, i rrjedhur nga trutë
Grop’ s’t’hap kush tjetër, përveç se të tutë
Kaq e pate kohën, kaq edhe detyrën
Njerëzit mezi presin të t’harrojn’ fytyrën
Bashk’ me karkalecët, në grop’ do përfundosh
Kështu e ka jeta kur ke mendjen bosh