Gazetarët Mentor Kikia dhe Robert Rakipllari kanë qenë të ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” përballë Ministrit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Gazetarët janë shprehur se në inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit janë përdorur dy standard në mënyrën se si shteti ka kryer pagesat ndaj privatit. Nëse në rastin e Elbasanit pagesa është bërë pas përfundimit të inceneratorit, në Fier private ka marr nga shteti më shumë se 18 milionë euro ende pa u vënë në punë inceneratori.
Rakipllari: E ke në kontratë që për inceneratorin e Fierit pagesa e shtetit të fillojë 7 muaj pas ndërtimit?
Ahmetaj: Jo, nuk është në kontratë.
Rakipllari: Atëherë pyetja është:Përse në inceneratorin e Elbasanit, keni paguar 5.7 milionë pasi është ndërtuar, ndërsa në Fier keni paguar 22 milionë, gati gjithë shumën, pa u ndërtuar akoma?
Ahmetaj: Jo mo nuk është me dy standarde. Po të them që është paguar mbi 18 milionë dhe është punuar mbi 24 milionë. Po ju them që për një muaj e gjysmë 2 muaj, montohet impiannti dhe ndizet.
Ndërkohë, ndërsa ka qenë duke shpjeguar shpenzimet në inceneratorin e Elbasanit, ku më shumë se 1 milionë euro janë llogaritur për gjelbërimin dhe barin, nuk ka munguar edhe një batutë e gazetarit Kikia.
Kikia: E keni bërë milionin e euros si gjethe rrapi!
Ahmetaj: Po fol serioz o burrë, se je gazetar i zoti. A e di ti që Elbasani pastron plehrat e qytetit tënd?/Opinion.al