Fatos Nano e e ka mohuar që të ketë një profil në Facebook, megjithatë një faqe që publikon shpesh fotot të tijat të kohëve të fundit merr reagime të jashtëzakonshme dhe madje komente dhe like qe sipas nje llogarie te thjeshte edhe më shumë se të kryeministrit Edi Rama. Tashme rrjetet sociale jane lexuesit me te mire te vullneteve shoqerore.
Ne foton më te fundit te Fatos Nanos ne kete profil ne Facebook një komentues duket thuajse se i përgjërohet që të kthehet ne politike:
“Zoti Nano politika shqipetare eshte kthyer ne mendesine hoxhiste, shkrimetari Blushi eshte shtypur per “agjitacion propagande” nga lideri qe ju e krijuat Zoti Rama. Kohet e arta te shtetit dhe politikes shqipetare kane nevoje per domosdoshmerine e nje kolosi politikan”, – shkruan komentuesi dhe duket se ky mendim mbeshtetet shume nga qytetaret vizitore te faqes.