I emocionuar para trupës gjykuese në Hagë ish kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi foli mbi aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për krime lufte. Krasniqi nuk fshehu dot emocionet, ndërsa arrestimin e tij e cilësoi si padrejtësi.
Mes të tjerash ai tha se janë përpjekur t’i ndajnë në katolikë dhe myslimanë, por siç thotë ai kjo është fyese për të dhe popullin e tij.
Krerëve të UÇK’së, të akuzuar, Specialja thotë se kanë vepruar si ndërmarrje kriminale. Por lidhur me këtë akuzë, Krasniqi thotë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin vetëm ndërmarrje çlirimtare. Sipas tij çdo gjë është thurur në Beograd.