Home KRYESORE “Dialog ose konflikt”, Vjosa Osmani reagon pas deklaratës së Vuçiç: Pres që...

“Dialog ose konflikt”, Vjosa Osmani reagon pas deklaratës së Vuçiç: Pres që NATO dhe BE t’i përgjigjen

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratës së Vuçiç që paralelizonte luftën në Nagorno-Karabakh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë me atë mes Kosovës e Serbisë.

Vuçiç tha tekstualisht se ”Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, duke iu referuar luftës në Nagorno-Karabakh.

Osmani kërkon nga NATO dhe BE që t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë pikërisht nga homologu i saj Vuçiç.

”Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme, të bërë nga Vucic.”- tha Osmani.

(BalkanWeb)

Share: