Home KRYESORE ‘Për të vënë duart në kokë’/ Kjo është shifra stratosferike që pagoi...

‘Për të vënë duart në kokë’/ Kjo është shifra stratosferike që pagoi Trump për tu shëruar nga Covid-19

Ekspertët kanë zbuluar se mjekimi që ka përdorur Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump, për tu shëruar nga Covid-19, kap shifra stratosferike.

Sipas tyre, Trump-it i ka kushtuar mjekimi më shumë se një milion euro dhe se ky mjekim përdoret për shumë pak njerëz. Praktikisht atij iu dha një dozë e bollshme antitrupash monoklon, që është një ‘raketë tokë-ajër’ siç e konsiderojnë ata.

Ekspertët janë shprehur se ky ilaç, bllokon virusin kur hyn në gjak dhe në këtë mënyrë nuk mund të shkaktojë sëmundjen. Vetem se ky mjekim nuk është për të gjithë. Është shumë i kushtueshëm. Mjekimi i përdorur nga Trump është një mjekim për presidentë.

Drejtoresha e qendrës shëndetësore në Universitetin e Florida-s, Ilaria Capua, ka shpjeguar se antitrupat monoklon, janë raketa, që prodhohen në sasi shumë të vogla. Dhe për të funksionuar duhet të jenë shumë të përqendruar.

“Për këtë arsye ai arriti të zhvillonte pjesën e fundit të fushatës elektorale duke u tallur me virusin. Njerëzit që i besojnë, dhe janë të shumtë, panë presidentin e tyre të fortë. Por kjo nuk vlen! Sepse ai ka marrë super dozë”, ironizoi Capua, e cila thekson se si ani trupat monoklon, janë terapi super speciale.

Është një gënjeshtër të mendosh se ky mjekim mund të përdoret për të gjithë njerëzit në pak muaj.

Pa.Va/Fjala.al

Share: