Home KRYESORE Hollanda, destinacioni I ri I preferuar për studentët Shqiptarë ! Gjithcka...

Hollanda, destinacioni I ri I preferuar për studentët Shqiptarë ! Gjithcka që duhet të dini në mënyrë që të studioni atje.

Gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë janë të interesuar të studiojnë në Hollandë, për shkak të kushteve në të cilat zhvillohet procesi arsimor dhe jo vetem. Si konsulentë për studime jashtë vendit, kohët e fundit jemi përballur me një rritje të aplikimeve për universitetet Hollandeze. Me këtë ritëm ne presim që shifrat për këtë destinacion studimi të dyfishohen në vitin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, ne vërejmë një rritje të interesit të universiteteve më të mira Hollandeze për të tërhequr të rinj Shqiptarë për të studiuar programe të ndryshme. Kështu ,top 10 universitete hollandeze do të jenë të pranishme më 19 nëntor në një panair virtual, ku ata do të diskutojnë privatisht me të rinjtë shqiptare të interesuar në sistemin holandez të studimit.

Sistemi universitar Hollandez bazohet në dy lloje, secili me institucionet e veta të specializuara. Kështu, ne po flasim për universitete teorike (të përqendruara në kërkime) dhe universitete te shkencave të aplikuara (me një fokus në pjesën praktike të studimit). Për të dy llojet e studimeve, Hollanda vjen me një sistem shumë të favorshëm, programe te akredituara në anglisht, një bazë inovative universitare dhe çmime te përballueshme për arsim. Tarifat vjetore të shkollimit për studimet universitare variojnë nga 8000 euro deri në 11000 euro. Universitetet gjithashtu ofrojnë bursa për studentë me rezultate të shkëlqyera akademike të cilat variojne nga 3000 deri në 5000 euro në vit. Për më tepër, shteti Hollandez ofron mundësinë e aplikimit për bursa të tjera specifike për të mbuluar vlerën e studimeve.

Shteti Hollandez inkurajon sistemin e arsimit dhe punësimit dhe është modeli aktual në të cilin punojnë shumica e të rinjve, gjë që i shton vlerë shoqërisë, si tani ashtu edhe në të ardhmen. Hollanda ka zhvilluar një strategji të qartë në këtë drejtim dhe mund të themi se është vendi që praktikisht ju “paguan qe të mësoni”

Metodat Hollandeze në mësimdhënie janë interaktive. Mësimi përqëndrohet në punën në ekip, e cila ju lejon të njiheni më lehtë me studentë të tjerë ndërkombëtarë. Të studiosh në Hollandë do të thotë të zhvillosh një mendje të hapur..

Shpenzimet e jetesës në Hollandë

Një sfidë për studentët dhe prindërit në Hollandë është të gjejnë strehim vetë, pasi shumica e  universiteteve Hollandeze nuk kanë ndërtesat e tyre të akomodimit. Akomodimi mund të bëhet përmes ofruesve të jashtëm të akomodimit, agjensive, të toleruara nga universiteti. Këtu ne gjithashtu theksojmë ndihmën që konsulentët e Integral mund të ofrojnë në gjetjen e opsioneve më të mira të akomodimit, duke pasur mjetet e duhura për të rekomanduar mundësi të ndryshme në varësi të buxhetit të studentit. Kostoja e akomodimit mujor do të ndryshojë në varësi të qytetit të zgjedhur, midis 380 dhe 800 euro në muaj, ku qyteti i Amsterdamit është më i shtrenjti.

Shpenzimeve të akomodimit i shtohen dhe ato për ushqim (rreth. 280 euro / muaj), materiale studimi (af. 50 euro / muaj), sigurim shëndetësor privat (80 euro / muaj), veshje dhe veprimtari shoqërore (rreth 150 euro) /muaj). Biçikletat mund të përdoren për transport ose ata që punojnë me kohë të pjesshme mund të aplikojnë për një kartë që siguron transport publik falas.

TOP 10 programet më të kërkuara nga studentët Shqiptarë

  1. International Business
  2. Hospitality Management
  3. Computer Science & Engineering
  4. Psychology
  5. ICT
  6. Creative Business
  7. Economics & Business Economics
  8. Computing Science
  9. International Business Administration
  10. Tourism Management

Universitetet me numrin më të larte të studentëve të huaj :

  • TU Eindhoven University
  • Hotelschool the Hague
  • Tilburg University
  • HU University of Applied Sciences
  • The Hague University of Applied Sciences
  • Fontys University of Applied Science
  • Avans University of Applied Science
  • HAN University of Applied Sciences
  • Rotterdam Business School
  • Breda University of Applied Sciences

Si të regjistroheni për Panairin Virtual – “Study in Holland”

Panairi Virtual “Studio në Hollandë” do të zhvillohet më 19 nëntor midis orës 10:00 dhe 16:00, në platformën virtuale Brazen. Regjistrimi i vizitorëve për panairin virtual mund të bëhet duke hyrë në linkun: https://app.brazenconnect.com/events/y1O2R/login?force_redirect=true&expand_login=false .

Lista e institucioneve pjesëmarrëse, si dhe informacione shtesë në lidhje me panairin virtual mund të gjenden në  https://integral.al/studio-ne-hollande-panairi-virtual  .

Pjesëmarrësit në këtë event do të jenë kenë mundësinë të takohen virtualisht, nëpërmjet video live chat me përfaqësues të disa universiteteve Hollandeze dhe të informohen rreth programeve të ndryshme të studimit, mënyres së aplikimit, tarifave si dhe bursave . Përvec stendave të universiteteve në platformë ekziston edhe një stendë kushtuar këshillimit te karrieres, ku vizitorët mund të flasin me ekspertët e arsimit Integral Educational Programs, të bëjnë pyetje ose të caktojnë një sesion konsultimi. Gjithashtu, ju mund të përdorni materiale të ndryshme këshilluese, por edhe materiale të institucioneve pjesëmarrëse. Regjistrimi është falas.

Rreth Integral Educational Programs

INTEGRAL GROUP ka më shumë se 28 vite eksperiencë në ofrimin e konsulencës akademike për studentët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për zgjëdhjen e programeve më të mira të edukimit dhe institucioneve arsimore dhe  është i pranishëm në disa vende europiane.  Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 9-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 500 institucione të njohura në Britaninë e Madhe ,  Europë, SHBA dhe Azi.

Prej 16 vitesh, INTEGRAL GROUP ka organizuar një zinxhir të panaireve ndërkombëtare të edukimit ku nxënësit dhe prindërit takohen me përfaqësues të shkollave prestigjioze dhe universiteteve në mbarë botën dhe marrin informacion mbi tendencat dhe udhëzimet e fundit në fushën e arsimit

Share: