Home Gjeo-Ekonomia “Amanet ju lë nëse nuk …”, Majko publikon vargjet e ushtares së...

“Amanet ju lë nëse nuk …”, Majko publikon vargjet e ushtares së UÇK-së të vrarë nga forcat serbe në Kosovë

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka publikuar historinë e Yllka Domit, 17-vjeçares nga Gjakova e Kosovës, që luftoi përballë forcave serbe dhe vdiq në betejë.

Majko ka shkruar edhe vargjet e saj të ndjera, ku adoleshentja shqiptare lë amanetet e saj të fundit për të afërmit dhe atdheun e saj.

foto galeri

Postimi i ministrit të diasporës Pandeli Majko:

LIRIA KA EMER

Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.

Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

“Amanet ju le nëse nuk pritoni,

Të ma shkruani emrin në rërën e detit,

Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,

Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,

Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.

Përmendore nuk dua…!

Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,

Vendosni afër kokës sime.”

…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).

Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

Liria ka emrin e të rënëve!

/bw

Share: