Home KRYESORE Një selam, për Taulantin..

Një selam, për Taulantin..

Nga Ylli Dylgjeri

Pasi fola e plasa.Pasi shkruajta e më “shteri” boja.Pasi ulërita e u ngjira. Vendosa të hesht pak kohë, e vetëm të shoh kush e bën mirë këtë punën “e tellallit” në këtë vend. Por punët në këtë fshat u ndanë prap me buxhak, e jo me oxhak!.

Ashtu si edhe Allahu, që sipas Kuranit, caktoi si sundues të fjalës Talutin, edhe Rama, sipas statutit, caktoi si tellall Taulantin, për të na sqaruar në rrugën tonë majtiste.

Taulant,

Po të dëgjoj deri në një ditë, e s’po dua të ngutem për tju rikthyer gricjes siç e kam zakon… E kemi gjerbur një kafe kur punonim me “Allahun” Nano.
Por si çdo pritje ka edhe një fund. Ndaj, sipas zakonit, po të dërgoj një selam:

Kujdes Taulant!

Kujdes, se po e mbush zullumin!

Ta kish rregulluar teknika zërin në Asamble.Ta kish prerë gafën në fyt. Por fytyra mbetet. Mire kishin bërë. Se çdo i mësojmë fëmijve, më mire partinë se Shqipërinë? Ndaj, me shume Idealizem per kete vend Taulant! Më shumë idealizëm për Shqipërinë! Kështu jam gatuar unë, e shumë të tjerë si unë, që të kanë hapur pak krahun, për pak “karikim”. Sepse, besojnë ende në idealizëm.

Edhe Amerika do ishte kënetë edhe sot pa idealizem- thotë një kokë e madhe si Xhon Kenedi- Or mik!.
Ndaj edhe një herë: dëgjona e ndalu pak!

Kaq, si për këtë fillim.

Share: