Dy ditë më parë Princi Charles kishte publikuar një fotografi në Twitter ku shihet teksa takohet me këngëtaren Rita Ora. “Rita Ora i uron hirësisë së tij mbretërore një udhëtim të sigurt në Kosovë gjatë takimit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të fondacionit Mbretëror ‘Prince’s Trust’”, kishte shkruar Charles në llogarinë e tij në Twitter. Një fotografi të tillë e kishte postuar edhe këngëtarja kosovare që muaj më parë nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga ishte shpallur ambasadore nderi e Kosovës.
“Çfarë nderi i madh kur flet me Princin e Uellsit rrreth vendit tim të bukur, Kosovën. Krenare”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram. Por asnjëri prej tyre nuk e kanë treguar faktin se të dytë do të udhëtojnë së bashku në Kosovë. Rita Ora do ta shoqërojë Princ Charles dhe dukeshën Cornëall në vizitën e tyre në Kosovë që do të nisë me 18 mars, në kuadër të vizitës ballkanike të oborrit Mbretëror në Ballkan, raporton portali “Insajderi” qe i referohet nje burimi nga Presidenca e Kosovës.