Home KRYESORE Nisin testimet e shpejta në Durrës, Manastirliu: Do të jenë falas

Nisin testimet e shpejta në Durrës, Manastirliu: Do të jenë falas

Në qytetin e Durrësit kanë nisur të përdoren testet e shpejta, për të evidentuar në një kohë të shkurtër nëse jeni apo jo të prekur nga virusi COVID-19.

“Ashtu sikurse jemi zotuar, jo vetëm që kemi mundësuar që testet e shpejta të vijnë në Shqipëri por edhe të jenë sa më shpejt në funksion në të gjithë territorin. Kjo për të ndihmuar edhe në këtë moment të epidemisë, për të kryer sa më shumë testime, për të bërë testin e shpejtë, një alternativë tjetër të re e cila siguron kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe sigurisht një mënyrë shumë më e lehtë për qytetarët për të marrë një përgjigje në një kohë shumë më të shpejtë“, u shpreh Manastirliu.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një videoje në llogarinë e saj në “Facebook”.

Sipas ministres, testet e shpejta kanë nisur në të gjithë vendin ndërkohë që ato do të kryhen falas. Manastirliu thekson se kjo metodë është po aq e sigurt sa testet e tjera të cilët kërkojnë nga 24-48 orë.

Ndërkaq, Ogerta Manastirliu shton se vijojnë përpjekjet për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.

“Jemi duke punuar për ta pasur në një kohë sa më të shpejtë vaksinën e sigurt, për ta aksesuar dhe për të qenë punonjësist e sistemit shëndetësor të parët ata që do të kenë mundësinë të vaksinohen me vaksinën antiCovid, në momentin që ajo të jetë e disponueshme dhe të plotësojë të gjithë parametrat e sigurisë. Ne po përpiqemi fort që ta kemi në një kohë sa më të shpejtë të mundur për të filluar me vaksinimin e grupeve më të riskuar, dhe sigurisht më pas për ta garantuar për të gjithë popullatën”, tha Manastirliu.

Postimi i plotë:

Me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës, ku ka nisur, si në të gjithë vendin, kryerja e testimit të shpejtë falas, duke rritur aksesin në testimin në kohë reale dhe të sigurt 🧪🧬
✅ Forcojmë kapacitetet për përballimin e epidemisë, teksa vijojmë përpjekjet për të patur në kohë vaksinën antiCOVID për grupet e rrezikuara./Opinion.al

Share: