Home KRYESORE Meksi kujton krijimin e PD: Shqipëria nuk është ajo që ëndërruam

Meksi kujton krijimin e PD: Shqipëria nuk është ajo që ëndërruam

Ish kryeministri Aleksander Meksi, gjate ceremonise se promovimit te librit te tij me titull Dhjetor 90, ne ambientet e Universitetit Europian te Tiranes UET.

Ish-Kryeministri Aleksandër Meksi ka kujtuar themelimin e Partisë Demokratike në Dhjetor të vitit 1990.

Përmes një postimi në Facebook, Meksi sjell në mendje momentin që shënoi pluralizmin në Shqipëri, ndërsa shprehet se pavarësisht se Shqipëria nuk është ajo e vitit 1990, nuk është as ajo e ëndërruara atë ditë.

“Si sot në 12 dhjetor 1990, 30 vite më parë, një grup studentësh, pedagogësh e intelektualësh në vazhdën e protestave studentore dhe mbështetjes së tyre nga qytetarët e Tiranës e kërkesave të tyre, vendosën të krijohet një Parti e të gjithë shqiptarëve kundërshtarë të regjimit të komunistëve, një Parti që qysh në Programin e saj theksoj synimet për Shqipëri si Evropa demokratike, pluraliste me ekonomi tregu të lirë, me respekt për të drejtat e njeriut e një shtet juridik e për çështjen kombëtare dhe e quajti Partia Demokratike e Shqipërisë.

Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 1990, e një diktature komuniste, por në mjaft aspekte as ajo që ëndërruam ato ditë. I Uroj të gjithë demokratëve këtë ditë, e në radhë të parë atyre që mbushën sheshet ato ditë me thirrjet “Liri-Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, që një ditë ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe këtë e kanë në dorë ata vetë” shkruan Meksi, tashmë i tërhequr krejtësisht nga jeta politike./Opinion.al

Share: