Nga Voltana Ademi
Nga disa media të qeverisë po shoh permasat e mëdha të dëshpërimit që kanë lideret e rilindjes, për të gjetur “gjurme” të miat në incidentin që ndodhi sot në Shkoder, ku u godit selia e PS e policia e lejoi me vullnet të ndodhë. Janë kaq të deshperuar sa sajojnë dhe shpikin mesazhe. Fabrikojne e ç’nuk bëjnë. Ky deshperim i bën edhe më shumë fajtorë për çfarë ka ndodhur. Më vjen shume keq, por nuk i ndihmoj dot në këtë batak ku kanë rënë.
Komunikimet e mia sot kanë qenë me policinë ku u kam kërkuar të ndërhyjnë, dhe ata s’kanë bërë asgjë.. Dhe, komunikimi tjetër ka qenë me prokurorinë, ku kam depozituar një kallëzim, për faktin se policia nuk reagoi dhe e lejoi të ndodhte ai incident i papranueshem.
Shefat e rilindjes herën tjetër mund të thonë edhe që po organizoj një ekspedite në Mars, por unë nuk i ndihmoj dot. Janë aq të dëshpëruar sa do të prodhojnë fake news me bollëk si këto 👇
13 Dhjetor 1990 shënoi rrëzimin e bustit të diktatorit komunist shqiptar në qendër të Shkodrës.
Qytetarë shkodranë, të rinj e të reja, dhanë sinjalin e qartë se diktatori dhe veglat e tij në Shkodër, ishin të padëshiruar.
Kjo ditë, ishte prova më e fortë e vullnetit të shkodranëve për ti prirë ndryshimit të pashmangshëm që kishte nisur pak orë më parë me krijimin e Partisë Demokratike, e para forcë opozitare në vend pas 45 viteve diktaturë.
30 vjet më pas, mirënjohja dhe vlerësimi për ata bij e bija të Shkodrës që iu kundërvunë diktaturës, është detyrim për të gjithë ne!