Megjithse nuk është raportuar për të plagosur, shembja e shkëmbit piktoresk duket se ka ardhur nga ciklet e shkrirje-ngrirjes së akujve.
Një shtresë shkëmbore u shkëput sot pasdite dhe ra duke zënë poshtë vetes një pjesë të hotelit Eberle në Bolzano, në veri të Italisë.
fatmirësish hoteli ishte mbyllur prej masave anti-Covid në rajonin Alto Adige.
Grupet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe njoftuan për mungesën e njerëzve të prekur nga aksidenti. Ndërsa më vonë u konfirmua se hoteli nuk kishte as të ftuar as personel.
Pronari Frana all’Eberle, tha: “Tre të katërtat e hotelit janë shkatërruar, për fat që ishim mbyllur”.
Top Channel