Home KRYESORE Top Story/ Rrëfehet “tradhëtari” i dëshmitarëve të Jehovait: Kur je brenda, e...

Top Story/ Rrëfehet “tradhëtari” i dëshmitarëve të Jehovait: Kur je brenda, e vështirë të kuptosh se po mashtrohesh

Në Shqipëri është një komunitet i vogël “tradhtarësh” të dëshmitarëve të jehovait, që kanë hapur një faqe “ish dëshmitarët e jehovait”.

Top Story arriti të lidhej me njërin prej tyre, por që refuzoi të japë një intervistë. Personi na rrëfeu se kishte qenë për 15 vite më radhë pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, dhe vetëm 2 vite më parë kishte arritur të shkëputej. Arsye kishte të bënte me dyshimet se cila ishte në të vërtetë “dëshmitarët e Jehovait”.

“Kam qënë një nga deshmitarët e Jehovait për 15 vjet. e njoh fenë nga brenda, si u zhvillua në shqipëri dhe ndryshimet që kanë ndodhur në doktrinë që nga viti 2000. U largova pasi kuptova që edhe kjo fe ishte e korruptuar, si gjithe të tjerat në fund të fundit.

Fillova të flas me kursim me persona të tjere brenda në fe, në lidhje me gjetjet e mia, por kur pleqtë e kongregacionit e moren vesh, pjestarët filluan të më shmangin dhe mos të më flisnin apo takonin. Kjo bëhet në mënyrë që të mos infektoja dhe te tjeret me dyshimet e mia, e kështu ti bëja që të shkëputeshin nga kongregacioni. Eshtë një praktikë normale për dëshmitarët e Jehovait.

Kur je brenda nuk e kupton se po mashtrohesh. Njerezit që përbëjnë kongregacionin janë njerëz të mirë në përgjithësi por janë të mashtruar dhe zakonisht qëndrojnë në fe nga frika e armagedonit. Edhe nese dikush eshte i pakënaqur dhe do te largohet shpesh e mundon pyetja që zakonisht ndodh me sektet fetare “ku do shkoj” po tani” mos jam mashtruar nga fryma e botes, satanai etj.

Duhet nje karakter i fortë për të rifilluar jetën nga e para pasi del nga ajo fe. Kur je brenda nuk e kupton që lavazhi i trurit që të behet përditë me mësimet e përsëritura tërë kohës dhe me frikën që të ngulisin nësë nuk bën atë që pritet nga një besimtar”. Sa i përket thashethemeve që besimtarët e këtij grupimi paguhen me shuma të majme, ai e hedh poshtë këtë varaint.

“Ata që paguhen nuk jane besimtarët më besnikë sepse aty të gjithe janë besnikë. Paguhen vetem ata që kanë pasur dëshirë dhe jane lejuar, që të predikojne rreth 8 ore në ditë. Marrin një pagesë modeste për të mbuluar shpenzimet. Ata që përfitojnë nga besnikeria e besimtareve janë vetëm ata qe quhen trupi udhëheqës që e kane bazën në SHBA. Ata quhen të mirosur dhe si te drejtuar nga fryma e shenjte. Kuptohet qe ketu fillon mashtrimi i madh.

Sipas tyre do te shpetohen ata qe therrasin emrin e Jehovait. Por këtë e kanë thënë në mbi 100 vjet. Pa përmendur herët e shumta që fundi është predikuar sikur ishte shume afër”. Pikërish këto praktika të Dëshmitarëve të Jehovait, janë arsye të mjaftueshme për të treguar me gisht një grupim fetar me 8 milionë njerëz, dhe për të dyshuar mbi ta!

Emisioni i plotë:

Top Channel

Share: