Home KRYESORE OBSH: Imuniteti i tufës nuk do të arrihet gjatë vitit 2021

OBSH: Imuniteti i tufës nuk do të arrihet gjatë vitit 2021

Shumë shtete në të gjithë botën, përshirë dhe Shqipërinë, kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër COVID-19. Por pavarësisht vaksinimit Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se imuniteti i tufës nuk do të arrihet këtë vit.

Shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Soumya Swaminathan, paralajmëroi se do të duhet kohë për të prodhuar dhe administruar doza të mjaftueshme vaksinash për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Ne nuk do të arrijmë asnjë nivel të imunitetit të popullsisë ose imunitetit të tufës në vitin 2021,” tha ajo në një konferencë shtypi virtuale nga selia e OBSH-së në Gjenevë.

Swaminathan theksoi nevojën për të vazhduar masa si distancimi fizik, larja e duarve dhe mbajtja e maskave për të frenuar pandeminë.

Ajo vlerësoi përparimin të bërë nga shkencëtarët, të cilët arritën të krijonin disa vaksina të sigurta dhe efektive kundër një virusi të ri brenda një viti.

“Duhet kohë për të shkallëzuar prodhimin e dozave, jo vetëm në miliona, por këtu po flasim në miliarda,” vuri në dukje ajo, duke u bërë thirrje njerëzve që “të jenë pak të durueshëm”. Do të jetë e nevojshme të vazhdohet marrja e masave për shëndetit publik të cilat synojnë ndaljen e transmetimit për “të paktën pjesën tjetër të këtij viti”.-tha Swaminathan.

Imuniteti i tufës është një formë e mbrojtjes në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga sëmundja infektive që ndodh kur një përqindje e mjaftueshme e një popullate është imune ndaj një infeksioni, qoftë përmes vaksinimit ose infeksioneve të mëparshme, duke zvogëluar kështu gjasat e infeksionit për individët që nuk kanë imunitet. Përqindja e popullsisë imune ndryshon në varësi të infeksionit./ Opinion.al

Share: