Home KRYESORE Roli i merceologjisë ushqimore në kohën e sotme dhe në artin e...

Roli i merceologjisë ushqimore në kohën e sotme dhe në artin e gatimit

Nga Marsela Papa, docente e Merceologjisë në IKN

Merceologjia është shkenca që studion cilësitë dhe vlerat e përdorimit të produkteve për të plotësuar nevojat e njeriut dhe në Institutin Kulinar Neranxi tashmë kjo lëndë është një standard i plotësuar prej vitesh. Termin merceologji e përdori për herë të parë studiuesi gjerman J. Beckmann në vitin 1793, në kohën kur sapo kish fi lluar revolucioni industrial dhe ndihej nevoja për një çertifi kim të produkteve dhe klasifikim të tyre gjatë shkëmbimeve tregtare.

Produktet sipas natyrës së tyre ndahen në dy grupe, në ushqimore dhe jo ushqimore (industriale), prandaj dhe merceologjia ndahet në dy disiplina: në merceologjinë ushqimore që studion produktet ushqimore si perimet, frutat, buka, mishi, peshku, bulmeti, konservat etj, dhe në merceologjinë jo ushqimore ose industriale që studion artikujt prej tekstili, metali, plastike, qelqi, etj.

Vetë merceologjia ushqimore në varësi nga origjina e ushqimeve ndahet në dy grupe, në ato me origjinë bimore si drithërat, perimet, frutat, pijet, vajrat bimore, konservat, etj, dhe ato me origjinë shtazore si mishi, qumështi dhe nënproduktet e Roli i merceologjisë ushqimore në kohën e sotme dhe në artin e gatimit tij, peshku, veza, etj. Merceologjia ushqimore studion veçanërisht cilësinë e ushqimeve dhe faktorët që e përcaktojnë atë. Për këtë qëllim ajo studion edhe lëndët e para e materialet ndihmëse që përdoren në prodhimin e produkteve ushqimore, procesin teknologjik të prodhimit, ambalazhimin, ruajtjen dhe transportin e tyre. P.sh. chefat e ardhshëm të markës Neranxi mësojnë se për përgatitjen e bukës si lëndë e parë përdoret mielli, kurse si materiale ndihmëse përdoren uji, kripa, majaja, etj.

Atyre u mësohet se si rezultat cilësia e bukës nuk varet vetëm nga cilësia e miellit, por edhe nga procesi i përpunimit të tij si sitja, brumosja, ardhja, pjekja dhe ft ohja e bukës. Pra, megjithëse lëndët e para dhe ato ndihmëse mund të jenë të një cilësie të mirë, nëse procesi teknologjik nuk zbatohet në rregull produkti ushqimor nuk del i një cilësie të lartë dhe padyshim që studentët tanë janë nga më të kërkuarit në treg për shkak te cilësisë se tyre profesionale. Chefat e ardhshëm të markës Neranxi mësojnë se cilësia e produkteve ushqimore vlerësohet me anë të metodës t’i ekspozohen ndikimeve të ndryshme biologjike, kimike dhe fizike, të cilat mund të shkaktojnë prishjen e tyre. Për këtë qëllim, në të gjitha këto faza janë përcaktuar standarde dhe masa të caktuara ligjore për mbrojtjen e ushqimit, për zbatimin e të cilave angazhohen institucione të caktuara.

Cilësia e ushqimit i përgjigjet kërkesave të kohës, pra me rritjen e nivelit material e kulturor të shoqërisë rritet e përmirësohet cilësia e produkteve ushqimore të cilat ne u a ofrojmë atyre vetëm cilësore dhe standarde evropiane te mundësuara nga Kompania Neranxi, lider ne tregun ushqimor në Shqipëri dhe Kosovë. Cilësia e ushqimeve vlerësohet me anë të standardeve publike evropiane shtetërore, përmes së cilave garantohet shëndeti i konsumatorëve dhe sistemi i mbikëqyrjes, higjienës dhe garantimit të sigurisë ushqimore. Sistemi i menaxhimit të sigurisë ushqimore si rregull duhet të jetë në përputhje me standardet përkatëse ndërkombëtare të cilat padyshim në Institutin Kulinar Neranxi janë prej kohësh një domosdoshmëri e plotësuar.

Në kohët e sotme merceologjia ushqimore është ndërthurur me shkencën e ushqimit, për të njohur makro ushqyesit si karbohidratet, yndyrat dhe proteinat, mikro-ushqyesit si vitaminat dhe lëndët minerale, përpilimin e një racioni ushqimor me vlera të plota ushqimore dhe të piramidës ushqimore (si të ushqehemi shëndetshëm), ushqimet me origjinë bimore e shtazore dhe vlerën e tyre në dietën e njeriut, lëndët toksike dhe alergjenët, çrregullimet nga mënyra e të ushqyerit, etj. Një chef profesionist i gatimit duhet të dijë vlerat ushqimore të produkteve që gatuan, temperaturat ku kalon procesi i gatimit dhe i ruajtjes së këtyre vlerave dhe si të ndërtojë një pjatë jo vetëm të shijshme por edhe të shëndetshme dhe chefat e markës Neranxi e plotësojnë këtë standard.

Studimet e fundit tregojnë se ushqimet që ne zgjedhim të konsumojmë dhe gatuajmë mund të rrisin jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës, duke parandaluar sëmundjet e zemrës, diabetit, presionit të lartë të gjakut, kancerit, për të forcuar imunitetin e trupit aq të domosdoshëm deri në përballimin e viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme infektive.

Marre nga gazeta “Chef & Science” botim i Instiutit Kulinar Neranxi

Share: