Home KRYESORE Sulçebe: Edhe me një dozë kemi imunitet të mjaftueshëm

Sulçebe: Edhe me një dozë kemi imunitet të mjaftueshëm

Mjeku imunolog Genc Sulçebe tha se edhe një dozë e vaksinës krijon imunitet të mjaftueshëm, ndaj është i nevojshëm imunizimi i sa më shumë personave.

Ai u shpreh gjatë një interviste në News 24, se një tjetër kompani është duke nxjerr së shpejti vaksinën e saj, e cila është e konceptuar vetëm me një dozë.

“Qelizat aktivizohen, shumëzohen, fillon krijimi i antitrupave. Kur bëjmë injeksionin pas tre javësh, ky nivel rritet akoma më shumë. Por, edhe me dozën e parë ne jemi të mbrojtur. Madje është një vaksinë e re Johnson&Johnson, që del së shpejti, dhe që është vetëm me një dozë. Edhe me një dozë është treguar se kemi imunitet të mjaftueshëm”, tha Sulçebe duke pohuar se imuniteti i vaksinës është mjaft i mirë.

“Imuniteti që krijon vaksina ka treguar që është po aq i mirë sa një infeksion natyral. Kjo nuk është absolute, por imuniteti i vaksinës është mjaft i mirë. Nëse ne kemi nevojë të imunizojmë sa më shumë njerëz, kemi leverdi të imunizojmë sa më shumë njerëz që s’kanë rënë akoma në kontakt me virusin, jo ata që e kanë kaluar. Të bëjmë njerëz dozën e parë dhe të presim se dozën e dytë mund ta bëjmë edhe pas 2 muajve. Vaksina e Pfizer thuhet se mund të pritet deri në 42 ditë për dozën e dytë”, deklaroi mjeku./Opinion.al

Share: