Home Gjeo-Ekonomia Fjala e parë e Joe Biden si President: Amerika u testua dhe...

Fjala e parë e Joe Biden si President: Amerika u testua dhe u ngrit sërish

Joe Biden ka mbajtur fjalën e parë si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës menjëherë pas betimit.

Gjatë fjalës së tij, Biden tha se kjo ditë tregon se demokracia amerikane ka triumfuar.

“Kjo është dita e demokracisë, e shpresës, e ripërtëritjes dhe vendosmërisë. Amerika është testuar përsëri dhe Amerika është ngritur para sfidave. Kjo është një ditë vendimtare për të gjithë amerikanët. Sot nuk festojmë triumfin e një kandidati por triumfin e vullnetit të njerëzve. Demokracia ka triumfuar. Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh. Kemi mësuar se demokracia është e brishtë, por në këtë moment miqtë e mi, demokracia ia ka dalë. Në këtë tokë të betuar, kur vetëm pak ditë më parë dhuna u mundua të shkundë themelet e Kapitolit, ne erdhëm të gjithë së bashku për të kaluar në mënyrë paqësore pushtetin. Siç e kemi bërë gjithmonë ne amerikanët. Falënderoj paraardhësit e mi, presidentët që janë këtu sot. I falënderoj vërtet shumë nga zemra. E di që Kushtetuta jonë është e fuqishme dhe shteti ynë është i fuqishëm. Kemi shumë për të rregulluar, shumë për të shëruar dhe shumë për të fituar”, tha Biden.

Më tej, gjatë fjalimit të tij Biden u ndal tek pandemia COVID-19. “Pak njerëz në historinë e kombit tonë kanë pasur një kohë më sfiduese sesa kjo në të cilën gjendemi sot. Ky virus që ka marrë më shumë jetë në një vit sesa Amerika ka humbur në Luftën II Botërore. Duhet të përballemi me këtë pandemi si një komb i vetëm. Siç thuhet në Bibël, do të na presi përpara gëzimi që do arrijmë ta kapërcejmë këtë. ”, tha ai.

Ndër të tjera Biden theksoi: “Në një janar tjetër të vitit 1863, presidenti Abraham Lincoln nënshkroi aktin e emancipimit. Ai tha se kishte dhënë shpirtin e tij te ky vendim. Sot, në këtë janar, edhe unë jap shpirtin tim për të bashkuar kombin tonë. Dhe i kërkon çdo amerikani të më bashkohet në këtë kauzë. Të bashkohemi për t’u përballur me armiqtë e përbashkët, si urrejtja, sëmundja, mungesa e punës, përmirësimi i arsimit për fëmijët tanë, të kalojmë dasitë racore dhe të mposhtim këtë virus”.

Në fund, presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara dha një mesazh për të gjithë duke thënë se Amerika është në provë por do të riparohen alenacat. “Amerika është vënë në provë. Por do t’i riparojmë aleancat. Do të udhëheqim jo me shembullin e fuqisë sonë, por me fuqinë e shembullit tonë. Do jemi partner i fortë për paqen e sigurinë”-tha Biden./Opinion.al

Share: