Home KRYESORE Zjarr në fabrikën më të madhe të prodhimit të vaksinave COVID, 5...

Zjarr në fabrikën më të madhe të prodhimit të vaksinave COVID, 5 viktima

Fabrika më e madhe e prodhimit të vaksinave në Indi është përfshirë nga flakët, këtë të enjte. Sipas BBC, në këtë fabrikë po prodhohen vaksinat anti-COVID të kompanisë AstraZeneca.

Flakët shkatërruan një pjesë të madhe të fabrikës dhe lanë pas 5 viktima, por zyrtarët më të lartë të saj bënë me dije se kjo ngjarje nuk do të ndikojë në prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Fotot nga vendngjarja tregojnë vatrën më të  madhe të zjarrit që përfshiu katet e larta të godinës “Serum Institut” që ndodhet në Pune të Indisë.

Sipas zyrtarëve të shtetit Maharashtra, shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndije elektrike, por ndërkohë hetimet po vijojnë.

“Serum Institut” ka licencën për të zhvilluar vaksinën e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca.

BBC raporton se zjarri më vonë u vu nën kontroll, por kryetari i bashkisë së qytetit konfirmoi se pesë njerëz kishin vdekur.

“Sapo kemi marrë disa njoftime shqetësuese. Pas hetimeve të mëtejshme kemi mësuar se fatkeqësisht ka pasur humbje jete në këtë incident,” tha CEO i Institutit Serum, Adar Poonawalla.

“Ne jemi shumë të pikëlluar dhe u shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve të të ndjerëve”, vijoi ai.

Gjithashtu, ai theksoi se z. Poonawalla tha se nuk do të kishte asnjë ndikim në prodhimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Share: