Home Gjeo-Ekonomia Taksat e reja/ Kryemadhi: Taksë të sheshtë dhe taksë të së...

Taksat e reja/ Kryemadhi: Taksë të sheshtë dhe taksë të së ardhmes 1% për 200 bizneset e mëdha

Në një kohë kur  demokratët janë të angazhuar për të arritur një dakordësi me  aleatët historik për listat, Monika Kryemadhi bëri një hap para drejt zgjedhjeve te 25 prillit  duke bërë publike programin politik të LSI.

Prioritet i programit tonë është punësimi i mirë paguar, rimëkëmbja ekonomike dhe mirëarsimimi i  brezit te ri”, tha Monika Kryemadhi.

E rreshtuar djathtas në këto zgjedhje, Lëvizja Socialiste për Integrim   ka vendosur të  ruajë para elektoratit   profilin  e saj si parti e qendrës së majtë. Rikthimi  tek taksa e sheshtë  9 % i bashkon me demokratët.

Dakordësi për taksën e sheshte 9%, por ne si LSI angazhohemi  për përjashtimin nga cdo taksë për cdo familje ose person me te ardhura nën 35 mijë lek te reja në muaj”, tha kryetarja e LSI.

Por, ndryshe nga Partia Demokratike,  LSI parashikon që taksës së sheshtë ti  shtojë taksën e së ardhmes,  përmes së cilës synon të reformojë arsimin.

Që është 1 përqind  për 200 biznese te mëdha. vetëm në këtë mënyrë mund ta çojme në 5 përqind buxhetin për  arsimin”, shtoi Kryemadhi.

Zerim te taksave  dhe tvsh-së  për prodhimin vendas   dhe ndihme te drejtpërdrejtë për fermerët  është një tjetër prioritet i  partisë së dytë më të madhe në opozitë. Mbështetja për familjet do te jete  fokusi kryesor i saj .

1 mijë dollar fond fillestar për bebet deri në maturim rreth 25 mijë dollar.  program për rimbursimin 5 përqind të vlerës së çdo blerje,  që kryhet nga entet publike, çdo qytetari do I kthehet mbrapsht 5 përqind ne çdo  shpenzim që do bëjë”.

5 prioritetet  e para të programit të saj politik  Lëvizja Socialiste për Integrim zotohet ti  përmbushë në 5 muajt e parë  të qeverisjes nëse vjen ne pushtet.

Top Channel

Share: