Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, por reshje dëbore do ketë në zonat e thella malore.
Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -2°C deri në 13°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4ballë.
Rajoni dhe Evropa
Një sistem i dendur vranësirash frontale ka përfshirë Evropën perëndimore dhe qendrore duke sjellë reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu gjithë jugu dhe lindja e Evropës mbeten me reshje shiu e dëbore. Ndërsa mot të kthjellët do kenë vendet Nordike.
Kosova
Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të dëborës. Por pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të përkohshëm të motit dhe kthjellime në Kosovë.