Home KRYESORE Aksidenti i rëndë në Vlorë ku humbi jetën e reja/ Shihni pamjet...

Aksidenti i rëndë në Vlorë ku humbi jetën e reja/ Shihni pamjet 3 minuta para përplasjes, me shpejtësi mbi 160 km/orë (VIDEO)

Udhëtimi i dy vajzave përfundoi tragjikisht për njërën prej tyre, mbrëmjen e së martës, në aksin Fier-Vlorë.

Në vendin e njohur si Kripa, automjeti i tyre doli nga rruga dhe u përplas me murin mbrojtës.

Pasagjerja Anxhela Capo 23 vjeç ndërroi jetë në vend, ndërsa shoqja e saj, drejtuesja e mjetit Silvana Muho, edhe ajo 23 vjeç, mbeti e plagosur dhe u dërgua drejt Spitalit rajonal të Vlorës. Më pas ajo u arrestua nga policia.

Nga hetimet paraprake u dyshua se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara.

Në videot e siguruara nga Top Channel shihen dy vajzat teksa udhëtojnë në aksin Fier-Vlorë me një shpejtësi “skëterrë”, duke i kaluar 160 km në orë.

Pamjet janë filmuar nga vetë vajzat, 3 minuta para aksidentit tragjik. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, sipas njoftimit të policisë në orën 19:25 minuta. Ndërkohë që videot e bëra nga vajzat janë në orën 19:22 minuta, pra 3 minuta para përplasjes fatale të makinës me trafik-ndarësen që ishte vdekjeprurëse për 23-vjeçaren.

Top Channel

Share: