Home KRYESORE KQZ ndan 140 milionë lekë për partitë politike në vitin 2021

KQZ ndan 140 milionë lekë për partitë politike në vitin 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka akorduar një fond prej 140 milionë lekësh për partitë politike për vitin 2021.

Ky vit përkon me zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa Projektvendimi i KQZ  do miratohet me  datë 2 shkurt të këtij viti.

Përkatësisht, Partia Socialiste do të marrë 63 417 047 lekë, Partia Demokratike 38 911 877 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 20 012 797 lekë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7 447 477 lekë, Lista e Barabartë 4 841 667 lekë dhe Partia Socialdemokrate 5 369 137 lekë.

Ndarja e fondeve, thotë KQZ, është bërë duke akorduar 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.

Top Channel

Share: