Home KRYESORE SHBA/ Shqiptari mashtron investitorët, iu grabit 19 mln dollarë

SHBA/ Shqiptari mashtron investitorët, iu grabit 19 mln dollarë

Prokurorët federalë akuzuan të enjten drejtuesin e një kompanie të pasurive të patundshme në zonën e Detroitpër mashtrim të investitorëve. Mediat e huaja raportojnë se ai u ka marrë investitorëve një shumë prej 19 milionë dollarësh, të cilën e shpenzoi duke luajtur llotarinë në Michigan, sipas të dhënave të gjykatës federale.

Viktor Gjonaj, 43 vjeç, themelues i “Title Plus Title Services”, u akuzua për mashtrim dhe orkestrimin e një skeme shumëvjeçare për të marrë para nga investitorët, të cilat shpenzoheshin nga Gjonaj në loto.

“Viktor Gjonaj ishte një biznesmen i respektuar, i cili për fat të keq zhvilloi një varësi ndaj lojërave të fatit që çoi në këtë situatë,” tha avokati i tij Steve Fishman për The Detroit News.

Në 2010, Gjonaj filloi të luante lojëra ditore të lotarisë dhe gjatë gjashtë viteve të ardhshme “mendoi se kishte zbuluar një mënyrë të garantuar për të fituar xhekpote të mëdha dhe kishte rritur ndjeshëm numrin e herëve që luante dhe shumat e shpenzuara“, thanë avokatët John Neal dhe Karen Reynolds në gjyq.

Por deri në vitin 2017, humbjet e Gjonajt ishin në rritje dhe ai po humbte më shumë sesa mund të përballonte, shkruajnë prokurorët.

“Në vend që t’i jepte fund kumarit të tij në lojërat e Lotarisë, Gjonaj krijoi një skemë për të mashtruar individët për t’i dhënë para”, tha prokurori.

Duke përdorur përvojën e tij si një ndërmjetës dhe investitor i pasurive të patundshme, Gjonaj krijoi Title Plus”.

Në atë kohë, Gjonaj i bindi njerëzit t’i jepnin para se ai do të investonte në marrëveshje fitimprurëse të pasurive të patundshme, thanë prokurorët. Gjonaj i bëri investitorët të transferonin para në llogaritë bankare “Title Plus”.

“Në mënyrë që të mashtronte dhe të nxiste investitorët që të vazhdonin t’i jepnin para, Gjonaj përshkroi marrëveshje krejtësisht fiktive të pasurive të patundshme dhe shpesh paguante ‘fitime’ të investitorëve të cilat ai pretendonte në mënyrë të gabuar se rezultonin nga shitja e pasurive të patundshme”, shkroi prokurorët.

Por Title Plus ishte një kompani e rreme që nuk ishte përfshirë kurrë në marrëveshje të pasurive të patundshme, sipas gjykatës.

 “Tahmë i pandehuri do të përballet me pasojat e skemës së tij mashtruese,” tha në një deklaratë Timothy Waters, agjent special i ngarkuar me FBI në Michigan./Opinion.al

Share: