Home KRYESORE Rudina Hajdari me kurrajo politike si i jati: Mafia ecën si pronar...

Rudina Hajdari me kurrajo politike si i jati: Mafia ecën si pronar qarku, kur fëmijët tanë po helmohen me heroinë

Deputetja Rudina Hajdari sot atyre që kanë kujtesë politike u kujtoi Azem Hajdarin tek denoconte me guxim në parlament kundërshtarët e tij politikë dhe korrupsionin qeverisës.

Në seancën e sotme në parlament Rudina Hajdari tha se të rinjtë gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi për shkak të korrupsionit dhe mungesës së mbështetjes nga ana e politikanëve gënjeshtarë. Ajo theksoi se politikanët vijojnë të mashtrojnë në kohë zgjedhjesh që tu marrin votën qytetarëve, ndërsa kanë vënë mafia në drejtim në qarqe.

“E vetmja rrugë për ta është që të kthehen në emigrim. Ndershmëria nuk është rruga e denjë për të ecur përpara. Juve sot u keni dhënë edhe krimin edhe mafiet që ecin si pronarët e atyre qarqeve me makinat e tyre luksoze ndërkohë që fëmijët tani helmohen në hashash, kokainë, heroinë. I keni mashtruar e prisni që t’i mashtroni në prag zgjedhjesh. Nëse ata s’ju japin votën do t’i hiqni bukën e gojës. Sot qytetarët nuk kanë gjërat më elementare, paguajnë taksën ju shërbejnë juve por nuk kanë gjënë më elementare. Në fshatra të thella nuk ka ende rrugë për të çuar ata që kanë një sëmundje, ata humbin jetën gjatë rrugës kjo u ofrohet me taksat që paguajnë çdo vit”, tha Hajdari duke demostruar edhe një herë që është e vendosur jo vetëm për të folur, por edhe për të vepruar.

Qytetarët e qarkut të Elbasanit ku veprimtaria e krimit të organizuar është më dinamike se në qytete të tjera po kuptojnë se Rudina Hajdari në shëmbullin e të atit ka guximin njerëzor dhe moralin politik për të mos patur frikë nga krimi dhe kunndërvënë politikës së vjetër dhe të korruptuar.

Share: