Home Gjeo-Ekonomia Porti i Durrësit, Alabbar: Është vetëm një i çmendur që mund ta...

Porti i Durrësit, Alabbar: Është vetëm një i çmendur që mund ta bëjë

Një nga njerëzit më të pasur të globit, Mohamed Alabbar ka dhë  një intervistë eksluzive në  emisionin “Opinion”.  Është kompania e tij “Emaar”, që do të investojë një projekt që llogaritet në 2 miliardë euro në portin e Durrësit.

Në rrëfimin e tij, ai tregon ndër të tjera edhe mënyrën se si e vuri kontaktin me Shqipërinë.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Të dy e kemi nisur punën në të njëjtin vit, edhe unë e kam nisur emisonin në vitin 1997.

Alabbar: Qenkemi njëlloj.

Fevziu: Kam parë që Emaar ka nisur në të njëjtin vitin 1997.

Fevziu: Kur e keni vizituar Shqipërinë për herë të parë?
Alabbar: Para dy viteve.

Fevziu: Përse, cili ka qenë qëllimi i vizitës suaj?

Alabbar: Po lexoja për Shqipërinë po shihja Europën lindore para 5 viteve, pastaj u mora me gjëra të tjera dhe…

Fevziu: Nuk kishit ansjë informacion për Shqipërinë?

Alabbar: Jo unë operoj në Lindjen e Mesme. Po të ndjekësh shtypin shumica e lajmeve të këqija vijnë nga Lindja e Mesme, probleme me Iraninin, Afganistanin, Palestinën, terrorizimin.

Fevziu: Por disa nga vendet më tërheqëse të botës janë në Lindjen e Mesme, të paktën me sa kujtoj unë…

Alabbar: Shumë e vërtetë. Pikërisht se unë jetoj këtu kam pikëpamje pozitive. Pavarësisht se çfarë dëgjon nga jashtë, mundësitë janë që këto vendet të zhvillohen. Në të njëjtën mënyrë po e shihja dhe Shqipërinë në mundësitë që të jep ajo. Më telefonoi një miku im, zoti Suarez dhe më tha që Shqipëria po zhvillohet. Nisi të fliste për portin e Durrësit. Kishte thënë se është vetëm një i çmendur që mund ta bëjë këtë projekt, quhet Muhamet. E kam falenderuar se ai vetë është një sipërmarrës shumë i madh dhe ta dëgjoja këtë gjë nga goja e tij më erdhi shumë mirë, dhe ky ishte vetëm fillimi./Opinion.al

Share: