Home KRYESORE U premtuan martesë rumuneve dhe i shfrytëzuan si prosituta,në pranga i riu

U premtuan martesë rumuneve dhe i shfrytëzuan si prosituta,në pranga i riu

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion dy vajza rumune.

Në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale J. D.,i dënuar edhe më parë, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër me iniciale T. M.

Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë rumunet në Shqipëri dhe i kanë shfrytëzuar ato seksualisht.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative, se dy shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion në rrugë nga dy shtetas, të cilët kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë këto shtetase në Shqipëri”, njofton policia.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Share: