Home KRYESORE Këngëtari i njohur për mjekun Edvin Prifti : Më riktheve në jetë

Këngëtari i njohur për mjekun Edvin Prifti : Më riktheve në jetë

I NDERUAR DOKTOR.

Nga Gjergji Leka

Sot ne diten tende me te keqe, dua te jem prane e te te shpreh gjithe solidaritetin tim si dhe mirenjohjen pakufi qe kam per ju! Kisha fat qe ne momentin me te veshtire te jetes sime,duart e tua te arta si dhe super aftesia yte profesionale, me risollen ne jete!

Dua ti them kujtdo qe sot po mundohet me cdo menyre te hedhe balte mbi ty se nuk ju uroj te gjendeni nje dite ne fatkeqsine qe u gjenda une dhe te mos keni prane nje super mjek si Edvin Prifti.

Parate e “vjedhura” qe ju me inatin tuaj i permendni se bashku me injorancen e fyerjeve tuaja, jane thjesht cmime materiale te fituara jo vetem ne shqiperi po ne mbare boten nga ky gjeni i kardiokirurgjise.

A keni pyetur perreth injorances suaj sa fiton nje mjek kardiokirug ne bote?? Nqse do te informoheni do te kuptoni se ato para te doktor Edvinit jane cka fiton nje kolegu i tij jashte vendit ne me pak se nje vit!

Fakti qe keto te ardhura per dike nga ne jane dicka qe nuk realizohet dot, nuk eshte faji i gjenialitetit te doktor Priftit, nuk jemi te gjithe gjeni!

I nderuar doktor Edvini…

edhe nje here ju perkulem me respekt dhe falini se nuk dine se c’bejne….Jeten e kam per here te dyte nga ju ndaj ju jam prane me shume se kurre. Respekt doktor!

Share: