Home KRYESORE Zgjedhjet/ KQZ regjistron partinë e Tom Doshit me një tjetër kryetar

Zgjedhjet/ KQZ regjistron partinë e Tom Doshit me një tjetër kryetar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar ditën e sotme për garën e 25 prillit, partinë e Tom Doshit.

Sipas ABCNews, PSD deklaron si kryetar Ëngjëll Bejtjan, dhe jo Tom Doshin.

Kujtojmë që për Doshin ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar hapur se nuk duhet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sa i përketë regjistrimit të kësaj partie në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se kërkesa e kësaj partie është në përputhje me ligjin.

Kërkesa për regjistrimin e kësaj partie është në përputhje me Kodin Zgjedhor”, ka thënë Celibashi.

Kujtojmë që deri më tani janë regjistruar 37 parti politike, mes tyre PD, PS dhe LSI, si dhe 6 komitete nismëtare për kandidatë të pavarur. Teksa ka Megjithatë, jo të gjitha këto parti mund të jenë në fletën e votimit.

Partitë duhet të dorëzojnë marrëveshjet për koalicionet deri në 24 shkurt. Ndërsa, koalicionet duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve të përbashkët deri në 7 mars./Opinion.al

Share: