Home KRYESORE Shtërgu i zi

Shtërgu i zi

Nga Gladiola Busulla

Pasditja buzëqesh.
Nën retë e pambukta,
përkulet shtërgu i zi.
Ëndërron kambanoren e manastirit,
të fshehur mes malesh.
Puth hijen e tij mbi tokë,
mbështillet me rreze dielli.
Dhe kujtimet e cingërimta
mërgohen larg.
Britmën e vajshme
e shndërron në melodi.
Përflakur fryma e shpirti i tij.
Drejt qiellit premtues
fluturon, shtërgu i zi.

Share: