Home Gjeo-Ekonomia Biden, i prerë kundër autokratëve në Europë

Biden, i prerë kundër autokratëve në Europë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden theksoi në fjalimin e tij në takimin virtual të Konferencës së Sigurisë në Mynih, se demokracia “nuk krijohet rastësisht”.

“Ne duhet ta mbrojmë, ta forcojmë, ta përtërijmë atë. Ne duhet të dëshmojmë, që modeli ynë nuk është një relike e historisë. Demokracia është, rruga më e mirë, premtimi për të realizuar të ardhmen tonë”.

“Nëse ne bashkëpunojmë me partnerët tanë demokratë, me forcën dhe besimin, atëherë e di, që ne mund të përballojmë çdo sfidë dhe të tejkalojmë çdo sfidues”, theksoi Biden, i cili iu drejtua një publiku europian për herë të parë qëkurse është në post.

Biden shprehu shqetësimin për kërcënimin mbarëbotëror të demokracisë nga përpjekjet autokratike.

“Në shumë vende, ndër to edhe në Europë e në SHBA, procesi demokratik përballet me sulme. (…) Historianët do ta analizojnë këtë moment dhe do të shkruajnë për të. Është një pikë kthese”.

Ai tha se “beson fort, që demokracia duhet të triumfojë”.

Joe Biden në fjalimin online nga Shtëpia e Bardhë u shpreh qartazi për NATO-n. Ai e quajti partneritetin e SHBA-së me Europën si, shtyllën kryesore” të politikës së jashtme amerikane.

“Amerika është kthyer”, tha Biden, “aleanca transatlantike është kthyer. SHBA dhe Europa do të bashkëpunojnë ngushtë, për të përballuar së bashku sfidat globale. Unë e di, që vitet e kaluara marrëdhëniet tona transatlantike u rënduan duke u vënë para një sprove. Por SHBA-ja është e vendosur të bashkëpunojë sërish me Europën”.

“Një Europë e lirë, në mirëqenie e paqësore vazhdon të jetë interesi thelbësor i SHBA-së”. Biden gjithashtu u shpreh qartazi për NATO-n. “SHBA-ja është plotësisht dhe tërësisht në aleancën e NATO-s”, tha presidenti.

Ai tha që SHBA do t’u përgjigjet detyrimeve për mbështetje ushtarake.

Biden ka një qendrim të tillë, i cili përkon me mënyrën se si e shohin autoritetet amerikane qeverisjen e vendeve si Hungaria nga Viktor Orban, Serbia nga Vuçiç apo Turqia nga Erdogani./Abc News

Share: