Home KRYESORE “Tek Rama pata shpresë”, Shehi: Basha do rikthejë normalitetin në vend

“Tek Rama pata shpresë”, Shehi: Basha do rikthejë normalitetin në vend

Në një intervistë për emisionin “Opinion” kreu i LZHK, Dashmir Shehi ka folur në lidhje me qeverisjen e Edi Ramës, për të cilin tha se kishte pasur shpresë se do të ndërtonte shtet, por që e zhgënjeu. Për Shehin, Rama është një person i korruptuar dhe arma e tij më e fortë është propaganda.

“Unë kam pas shumë shpresë kam menduar se ku do të bënte. Kam pas shpresë pas ata që kishin kaluar më parë kishin bërë një llojë rrugëtimi, ky po vinte pas 12 viteve në krye të Tiranës. Që do kishte mësuar nga gabimet, duke menduar se ka ardhur nga një ambient pakomplekse. Unë kam menduar që brenda arrogancës, do mbizotëronte ai shtet formuesi, por dominoi arroganti dhe mendjemadhi dhe mbi të gjitha i korruptuar. Ai është një zhgënjim dhe është një rrezik. Ky ka ndërtuar një regjim propagandë dhe kontrollon shumicën e mediave.”-tha Shehi.

Në lidhje me kryedemokratin, Lulzim Basha, Shehi tha se është një person që nuk ka lidhje me botën e krimit dhe se është personi i cili do e rikthejë në normalitet Shqipërinë.

“Unë kam një mendim pozitiv, ne jemi në një rresht. Pozitivja, është i ri në moshë i studiuar në perëndim nuk është i përzier as me drogën as me krimin. Ky njeri që nuk ka lidhje me këtë botë e shikoj si avantazh. Ka një predispozicion perëndimor. ne na duhen njerëz normal, ky është normal.”-tha Shehi. /Opinion.al

Share: