Home KRYESORE Policia e Kosovës mësyn në Ministrinë e Bujqësisë, dalin detajet e para...

Policia e Kosovës mësyn në Ministrinë e Bujqësisë, dalin detajet e para nga aksioni

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për mediat në Kosovë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani për mediat në Kosovë.

Gjatë kësaj bastisje janë konfiskuar disa dokumente brenda kësaj Agjencie. Ndërkohë, deri me tani raportohet se në pranga në këtë operacion ka përfunduar Agim Nuha, që është drejtor i autorizimit të pagesave. Derisa pritet arrestimi edhe i zyrtarëve të tjerë.

Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Rajonale të Prishtinës .FOTO GALERI1/9

Top Channel

Share: