Në videon me titull “Ky është vetëm fillim” e shpërndarë nga zyra e ambasadës amerikane, shfaqen respektivisht smbasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu dhe Ambasadorja shqiptare në Amerikë Floreta Luli-Faber duke dhënë mesazhe pozitive për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Ambasadori Lu thekson se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend që ka një shkollë, një rrugë dhe një kafene me emrat e presidentëve amerikanë.
“Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë, me një shkollë që mban emrin e presidentit ‘Wilson’, një rrugë që mban emrin ‘Xhorxh Bush’, dhe një kafene me emrin e ‘Barak Obamës’. Është e vështirë të besosh se vetëm 25 vjet më parë Shqipëria dhe Amerika nuk kishin marrëdhënie zyrtare. Mund të duket kohë e gjatë por në historinë e dy popujve dhe dy vendeve është vetëm fillimi”, thotë ai.
Lu e mbyll fjalën e tij duke theksuar se më e mira nuk ka ardhur ende në marrëdhënien mes dy vendeve. :“Për mua Shqipëria është të rinjtë e jashtëzakonshëm të saj. Pjesa më e madhe e të cilëve ka lindur gjatë këtyre 25 viteve. Më e mira nuk ka ardhur ende në marrëdhënien tonë”, shprehet Lu.
Ndoshta ambasadori Lu do i rikthehet si me pare komunikimit me qytetaret, nderprere ne menyre te njeanshme pas nje takimi te gjate me kryetarin e Parlamentit Meta? Ne fakt, qytetaret e presin nje komunikim te tille sepse do ishe domethenes per zhvillimet politike ne Shqiperi. Ambasadoret e SHBA- dhe BE-se nuk komunikojne me me shtypin pas takimeve me autoritetet zyrtare. Ky zhvillim duhet te kete nje domethenie specifike.