Home KRYESORE Salianji i përgjigjet Ramës: Dashurinë që ka për burrat, s’ia zgjidh dot

Salianji i përgjigjet Ramës: Dashurinë që ka për burrat, s’ia zgjidh dot

Ervin Salianji ka reaguar një ditë pasi kryeministri Rama e quajti zhgënjyese, pa karakter, listën e PD-së në qarkun e Korçës.

Kreu i qeverisë shfaqi edhe një foto të Salianjit në plazh, për të cilën ky i fundit tha se ishte një foto e montuar keq.

“Është e gjitha një shenjë e madhe paniku e Ramës. Në pleqëri, njeriu mund të bëjë gallata dhe të qeshë me veten. Megjithatë, të papranueshme, janë etiketimet personale. Nuk është marrë askush me dashuritë e Ramës, nëse mund të ketë për burrat apo për gratë, nuk është marrë askush me logjikën personale të Ramës, as se çfarë Rama fut në gojë, por me ato që flet dhe çfarë nxjerr nga goja. I gjithë diskutimi i djeshëm ishte një shoë banal. Qytetarët nuk kanë nevojë për njerëz që zihen me njëri-tjetrin, por si do të zgjidhen problemet e tyre. Sa i përket fotos, s’kam çfarë të them. Dashurinë që ka për burrat Rama, unë nuk ia zgjidh dot, duhet ta zgjidhi diku tjetër. Unë merrem vetëm me pjesën politike. Ishte një foto thuajse e montuar keq, një pisllëk e gjitha. Megjithatë, nga një kundërshtar si Rama mund të pritet gjithçka”, u shpreh Salianji në një intervistë në A2.

Share: