Home Gjeo-Ekonomia Provokojnë ushtarët turq, të shtëna me armë në Evros

Provokojnë ushtarët turq, të shtëna me armë në Evros

Dy incidente me të shtëna armësh kanë ndodhur midis datave 5 dhe 7 mars nga ushtarët turq në kufirin greko-turk në Evros. Incidenti është raportuar nga rojet kufitare greke dhe gjermane që patrullonin zonën nën ombrellën e Frontex.

Mediat greke bëjnë me dije se kreu i organizatës, Fabrice Letzeri, përmes një letre ka informuar Komisionin për ngjarjet e fundit në kufirin Greko-Turk.

Ndër të tjera mësohet se ushtarët turq në datën 5 mars në zonën e Tycher, sapo kanë kuptuar praninë e një patrulle në anën greke të kufirit, i kthyen dritat rojeve kufitare greke dhe evropiane dhe kanë qëlluan dy herë në ajër për frikësim.

Incidenti i dytë është regjistruar 48 orë më vonë në të njëjtën zonë. Ku disa ushtarë turq, posa kuptuan se një patrullë po lëvizte në anën greke të kufirit, u larguan nga vendi i ngjarjes që kishin ngritur në vend dhe qëlluan një herë në ajër.

Zyrtarët gjermanë hartuan raporte të cilat i dërguan në Frontex, ndërsa raportet në selinë e policisë dhe udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve u hartuan nga shefat e drejtorive rajonale të Maqedonisë Lindore dhe Trakisë të Ushtrisë Çlirimtare Greke.

Ndër të tjera mësohet se grekët vërejnë se dy të shtënat u regjistruan në të njëjtën pikë dhe se për shumë muaj nuk ka pasur incidente të ngjashme përgjatë kufirit.

Ndërkohë kujtojmë se të shtëna me armë janë shënuar edhe në pranverë dhe verë të vitit 2020, pas krizës me Turqinë dhe incidenteve në stacionin kufitar në Kastanies.e.su/abcnews.al

Share: