Home KRYESORE Gjeneral * Piro Ahmetaj: “24 Marsi i skalitur në çlirimin e Kosovës...

Gjeneral * Piro Ahmetaj: “24 Marsi i skalitur në çlirimin e Kosovës si dhe mirënjohjen kombëtare ndaj SHBA & NATO–s!

“Të dashur bashkëkombas 🇦🇱 🇽🇰,

Sot është një datë, që simbolizon përvjetorin e një ngarje të madhe, që mbetet pērjetësisht e skalitur në memorien kombëtare!

Në mbrëmjen e 23 marsit 1999, misionari 🇺🇸 Ambasadori Holbrook, u kthye nga Beogradi (“i dështuar” për të evituar ndërhyrjen ushtarake) në selinë e NATO-s, Bruksel.

Ditën tjetër, 24 Mars 1999, SHBA & NATO nis fushatën ajrore për çlirimin e Kosovës 🇽🇰!

Kjo ngjarje shënoi nisjen e luftës për të gjunjëzuar një kriminel lufte si Millosheviçi si dhe ndryshoi me merit & përjetësisht gjeopolitikën e Rajonit, në favor të Kombit Shqiptar 🇦🇱 !

Si sot, 22 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATOs u angazhuan për herë të parë në një luftë historike “jashtë artikullit 5” por edhe u legjitimua si ”Aleanca e lirisë dhe e besimit te vlerat demkratike” në mbarëbotën!

Prandaj, 24 Marsi jo vetëm mbetet një datë e lavdishme për 🇽🇰 por SHBA & NATO meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarë Shqiptarët! 🙏🇦🇱 🇺🇸 🇽🇰”

Share: