Home Gjeo-Ekonomia Takimi i Brukselit, NATO del hapur: Jemi të bashkuar përballë agresionit rus!

Takimi i Brukselit, NATO del hapur: Jemi të bashkuar përballë agresionit rus!

Me zotimin e tyre të fundit, ministrat e Jashtëm të NATO-s e dëshmuan edhe një herë qartë se kërcënim kryesor për sigurinë euro-atlantike konsiderojnë Rusinë.

Ata konfirmuan unitetin e anëtareve të aleancës perëndimore, për të cilën thanë se do të vazhdojë të përshtatet përballë “kërcënimeve në rritje dhe konkurrencës sistematike”.

“Fuqitë kategorike dhe autoritare, si dhe aktorët jo shtetërorë sfidojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ashtu si edhe kërcënimet hibride dhe kibernetike, përdorimi keqdashës i teknologjive të reja, si dhe kërcënimet e tjera asimetrike”, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar në përfundimin e ditës së parë të bisedimeve në Bruksel.

Më herët, shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, e kishte tërhequr vëmendjen edhe tek rritja ushtarake e Kinës, e cila sipas tij, së bashku me përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Perëndimin, duhen konsideruar si kërcënime që kërkojnë një front të bashkuar të Nato-s. Ministrat pohuan në deklaratë lidhjen e qëndrueshme transatlantike mes Evropës dhe Amerikës së Veriut – me NATO-n në zemër të saj”.

Ata po kështu shprehën mbështetje të njëzëshme për Nenin 5 të Traktatit themelues të NATO-s, sipas të cilit, sulmi kundër një aleati konsiderohet sulm kundër të gjithë.

Top Channel

Share: