Home KRYESORE Seanca për Thaçin/ Prokurorja: Ka incizime, por s’përbëjnë prioritet për mbrojtjen! Gjyqtarët:...

Seanca për Thaçin/ Prokurorja: Ka incizime, por s’përbëjnë prioritet për mbrojtjen! Gjyqtarët: Mund të kenë gabime në përkthim

Seancën e sotme të Gjykatës së Hagës po diskutohen disa nga kërkesat e Hashim Thaçit ndaj gjykatës.

Gjatë konferencës së sotme të Gjykatës Speciale të Hagës, avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, David Hooper kërkoi dorëzimin e materialeve të intervistës të kryer në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas kërkesës së avokatit, prokurorja tha se ka incizime video të intervistave të cilat janë zbardhur por nuk përbëjnë prioritet për mbrojtjen.

“Sa i takon asaj nëse ka apo jo incizime, ka incizime në pjesën më të madhe të intervistave, janë bërë zbardhje që janë nxjerrë nga incizimet. Mbrojtja e Thaçit mbështetet në një gjykatë të vitit 2012. Ky është një vendim që është kundërshtuar. Bëhet fjalë për materiale të zotërueshme. Dua të përmend se kjo nuk përbën prioritet për mbrojtjen aktualisht”, tha prokurorja.

Ndërsa avokatët e gjyqtarët e tjerë thanë se duhet të bëhet një verifikim në transkriptim, sepse mund të ketë gabime nga përkthimi në shqip dhe mënyra se si është thënë, apo intonacioni ka të bëjë shumë.

Sipas gjykatësit është kërkuar nga Thaçi se intervistat duhet të nxirren në një hark kohor brenda 4 javëve.

Kujtojmë se ndaj ish-luftëtarëve të UCK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit rëndon një aktakuzë që i ngarkon me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, tortura e vrasje të paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Top Channel

Share: