Home KRYESORE Komiteti Teknik: Nuk ndryshojnë masat anti Covid, ndalohen grumbullimet mbi 10 veta

Komiteti Teknik: Nuk ndryshojnë masat anti Covid, ndalohen grumbullimet mbi 10 veta

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka nisur mbledhjen këtë të mërkurë për situatën epidemiologjikë të pandemisë Covid-19 në vend.

Në këtë dalje për mediat drejtoresha e ISHP Albana Fico tha se mesatarja ditore e rasteve pozitive është ulur. “Mesatarja ditore e rasteve pozitive është ulur dhe numri total i rasteve aktive gjithashtu është ulur”, tha Albana Fico.

Ndërkohë, zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se masat e marra më herët kanë qenë të efektshme dhe do të vazhdojnë të jenë të njëjta edhe për dy javët e tjera.

“Pra po e përsëris masat që vazhdojnë të ngelen në fuqi, janë ato të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, duke nisur nga ora 20:00 deri në 06:00. Ndalimi i bareve, restoranteve, lokaleve, nga ora 20;00 deri në 06;00, me përjashtim të shërbimit delivery në banesë. Shkollat e mesme do të vijojnë online. Dhe universitetet do të vijojnë online. Fluturimet me Britaninë e Madhe vijojnë të mbeten të pezulluara”, tha Rakacolli.

Share: