Home Gjeo-Ekonomia Eksportet e vaksinave, Franca akuzon Mbretërinë e Bashkuar për shantazh

Eksportet e vaksinave, Franca akuzon Mbretërinë e Bashkuar për shantazh

Shpërndarja e vaksinave anti-COVID tashmë është një nga garat ku janë përfshirë thuajse të gjithë shtetet e botës, përfshirë dhe ato ndër më të fuqishmet.

BBC raporton se Franca ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për shantazh lidhur me eksportin e vaksinave, mes tensioneve të vazhdueshme mbi zinxhirët e furnizimit.

Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian u pyet nëse BE ishte “mashtruar”, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka siguruar miliona doza.

“Ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie bashkëpunimi, por jo në këtë mënyrë”-ka thënë ministri.

Franca ka bërë thirrje që BE të zbatojë kontrolle më të ashpra të eksportit. Shpërndarja e vaksinave ka filluar e ngadaltë në të gjithë bllokun dhe BE ka fajësuar kompanitë farmaceutike kryesisht AstraZeneca-n për mosdhënien e dozave të premtuara, ndërkohë që AstraZeneca ka mohuar se nuk po respekton kontratën e saj.

BE pret të marrë rreth 30 milionë doza AstraZeneca deri në fund të marsit, më pak se një e treta e asaj që shpresonte. Procesi i vaksinimit në Britani ka qenë deri më tani më i suksesshëm se në 27 vendet anëtare të BE.

Të enjten, pas një samiti virtual ku udhëheqësit e BE diskutuan furnizimet e vaksinave, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se blloku ishte “rajoni që eksporton shumicën e vaksinave në të gjithë botën”.

Share: