Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili më herët tha se takimet e PD sjellin infektim masiv.
Në një reagim në facebook PD shkruan se turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë.
Po ashtu PD thekson se rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët
“#Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë. #Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve.
#Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët”, shkruan PD.