Home KRYESORE “Mos kini frikë” Nga Alma Lleshi.

“Mos kini frikë” Nga Alma Lleshi.

Lajmi që u trumbetua sot si një vendim i rëndësishëm nga EMA, duket sikur trazoi edhe njëherë alibitë e dyshimet se në disa vende evropiane vazhdojnë të shtohen rezervat e vaksinave të papërdorura COVID-19.

Sot, megjithëse jo shumë larg nga shfaqja e pakënaqësive të para në lidhje me menaxhimin e shpërndarjes së vaksinave për popujt europianë, po vihet re se dëshira për të patur sa më shumë vaksina e për t’i mbajtur ato stok, po ndryshon.

Në fund të shkurtit, ministria gjermane e Shëndetësisë tha se kishte përdorur vetëm 15% të dozave të vaksinës AstraZeneca që kishte marrë, ndërsa njerëzit në të gjithë vendin e refuzuan vaksinën.

Në mënyrë të ngjashme, Franca kishte administruar vetëm 16% të dozave të vaksinës AstraZeneca që nga 25 shkurti, Ndërkohë, marrja e vaksinës Pfizer-BioNTech ka shkuar rreth 80%.

Kjo situatë lidhet pjesërisht me faktin se disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, fillimisht kishin zgjedhur të kufizonin përdorimin e vaksinës AstraZeneca nën moshën 65 vjeçare, për shkak të mungesës së të dhënave të provave klinike për efektivitetin e saj midis të moshuarve.

Hezitimi për vaksinat është një çështje e kahershme në vende të tilla si Franca, ku sondazhet e fundit tregojnë se vetëm 57% e të anketuarve dëshirojnë të vaksinohen.

Shqetësimet serioze rreth mpiksjes së gjakut janë shtuar shumë javët e fundit, dhe shumë vende e kanë pezulluar qartazi përdorimin e saj, në pritje të një hetimi nga EMA.

“Mos kini frikë” do na drejtohej 16 vjet më parë, Papa Gjon Pali i II.

Dhe ne, me një lutje të jashtëzakonshme do vazhdojmë të sakrifikojmë akoma më tej.

Dhe ne shqiptarët sakrifikojmë më shumë se kushdo.

Sepse, fatkeqësisht në vendin tonë qeveria nuk përfill hezitimet e askujt dhe makthi për dështimin e tmerron më shumë se çdo pasojë e rëndë në shëndetin e njerëzve.

Sepse, po kaq fatkeqësisht qeverisë nuk i intereson transparenca e tepërt që kalon caqet e propagandës,

Sepse, më shumë se fatkeqësisht, në këtë kohë të vuajtjes, ajo zgjedh të bëjë fushatë me premtime bosh për jetën!

Kjo kohë duhet të ishte në fakt e duhura, kur qeveria jonë të ofronte një mundësi për të forcuar informacionin mbi vaksinat.

Dhe pastaj, njerëzisht me një përpjekje,
dita kur ne do të ndjejmë sërish lirinë,
do të vijë!

Share: