Home Gjeo-Ekonomia Mbretëria e Bashkuar pranë imunitetit të tufës, hapen dyqanet dhe pub-et

Mbretëria e Bashkuar pranë imunitetit të tufës, hapen dyqanet dhe pub-et

Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të tejkalojë pragun e 40 milion dozave të vaksinave anti-Covid. Sipas një studimi nga Imperial College London, vendi mund të arrijë kështu imunitetin e tufës, me gati tre të katërtat e popullsisë me antitrupa kundër virusit, persona të vaksinuar dhe të shëruar që e kanë kaluar Covid.

Ndërkohë, Londra ka nisur planin e rihapjes. Dyqanet jo thelbësore rihapen të hënën: parukierë, palestra, pub-e dhe restorante. Kjo gradualisht do të bëjë që vendi të dalë nga bllokimi i tretë i vendosur në Mbretërinë e Bashkuar. “Kthimi në jetën normale”, sipas Downing Street, do të bëhet në 21 Qershor.

Frika e ekspertëve

Të dhënat kombëtare konfirmojnë trendin drejt rënies së rasteve ditore (1,730) dhe vdekjeve (7) , ndonëse për shkak të vonesës së zakonshme statistikore të fundjavës, nuk janë përditësuar të gjitha.

Por midis specialistëve ka nga ata që vërejnë një incidencë ende jo të sigurt  të infeksioneve (deri në 60 raste të vërtetuara për 100 mijë banorë) në disa zona të vendit, përfshirë disa qarqe në Anglinë veriore. Rrezikon që hapja të jetë e parakohshme, veçanërisht nëse keqinterpretohet gjerësisht nga njerëzit, dhe nxit një reagim të kundërt të pandemisë./Opinion.al

Share: