Home KRYESORE Protesta kundër ndërtimit të HEC-it, Meta:Të ndalet masakra ekologjike

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it, Meta:Të ndalet masakra ekologjike

Presidenti Ilir Meta mbështet protestën e banorëve të Zall Gjocajt në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan se duhet të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike.

Më tej kreu i shtetit i bën thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare.

“Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet. Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit. Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!

25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor”,-shkruan Meta./Opinion.al

Share: